Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) falënderon të gjitha grupet e saj të interesit, partnerët dhe sponsorët e saj, të cilët kanë kontribuar në organizimin e FIBA U16 European Challenger, Grupi F në Prishtinë.
FIBA U16 European Challenger, Grupi F është zhvilluar në kryeqytet prej 16 deri më 21 Gusht 2021 në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA Evropës.
Federata e Basketbollit të Kosovës falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport të Kosovës, Komunën e Prishtinës, Policinë e Republikës së Kosovës, pastaj sponsorin gjeneral të këtij eventi – “Bankën TEB”, kompaninë “Vitaminka”, kompaninë “IP”, partnerët medial “Art Motion” e “Kujtesa” dhe “Korporatën RUGOVE”.
Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Moldavia, Malta dhe Gjibraltari kanë marr pjesë në FIBA U16 European Challenger në Prishtinë, ndërsa kanë qenë basketbollistët e Kosova U16 ata që në pesë ndeshje kanë shënuar po aq fitore, dhe kështu janë shpallur kampion të kësaj gare, në ndeshjen vendimtare kundër Luksemburgut.
Duhet theksuar se së fundi FIBA Evropa nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të lartë të FBK-së, Kryetarit - Arben Fetahu dhe Sekretares së Përgjithshme - Elvira Dushku e ka përgëzuar FBK-në për organizimin e FIBA U16 European Challenger në Prishtinë.