Nga nesër fillojnë ndeshjet e Superkupës. Garat do të zhvillohen në Prishtinë, derisa organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Më 1 Shtator do të përballen Prizreni 16, që edicionin e kaluar përfundoi garat e rregullta në vendin e parë dhe Dritës nga Gjilani, që këtë edicion ka siguruar pjesëmarrjen në elitë si kampion i Ligës së Parë.
Po ashtu të mërkurën përballen Peja dhe Sigal Prishtina. Klasikja e basketbollit të Kosovës pritet të jetë shumë interesant, me të dy skuadrat që kanë bërë ndryshime dhe synojnë trofeun e Superkupës.
Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.
Orari
1 Shtator/Grupi A-D
Prizreni-16 - Drita 16:00
Peja - Sigal Prishtina 19:00
2 Shtator/Grupi B-C
Rahoveci - Trepça 16:00
Golden Eagle Ylli - Bashkimi 19:00
3 Shtator
Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00
Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00
4 Shtator/Pushim
5 Shtator/Finalja 17:00