Prizreni 16 është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi ka mundur Pejën me shifrat 96:85 (21:22, 26:15, 25:17, 24:31).
Ndeshjen më mirë e filluan pejanët, duke krijuar epërsi prej 10:20, ku 11 pikë i shënoi Dardan Berisha, megjithatë, prizrenasit rikthehen shumë shpejt duke ngushtuar shifrat në 21:22, sa përfundoi çereku i parë. Skuadra nga Prizreni vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku arriti epërsi deri në dhjetë pikë, 45:35, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 47:37.
Basketbollistët nga Prizreni e thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 70:50, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 72:54.
Në 10 minutat e fundit, pejanët u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 96:85.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e nëntë asistime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.
Prizreni 16 në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Trepça, që zhvillohet nga ora 19:00.
,Prizreni 16 është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi ka mundur Pejën me shifrat 96:85 (21:22, 26:15, 25:17, 24:31).