Xhiroja e parë e Art Motion Superligës vazhdon me ndeshje mjaft interesante.
Sonte do të sfidohen Trepça me Golden Eagle Yllin, një përballje që pritet e paparashikueshme. Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit. Të dy skuadrat do të tentojnë të nisin Kampionatin me fitore, në një edicion interesant që pritet të jetë i barabartë, ashtu si edicionin e kaluar.
Prizreni 16, që fitoi Superkupën do të përballet me Rahovecin. Prizrenasit edicionin e kaluar garat e rregullta i përfunduan në pozitë e parë dhe këtë sukses do të mundohen të realizojnë edhe këtë vit, kurse Vreshtarët hynë me synime të mëdha, pasi nuk arritën të fitojnë trofe edicionin e kaluar.
Xhiroja e parë përmbyllet me ndeshjen Peja-Bashkimi, që zhvillohet të enjten, kurse Sigal Prishtina të martën mundi bindshëm Dritën 124:56.
XHIROJA I
Drita - Sigal Prishtina 56:124
E mërkurë
17:00 Trepça - Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 - Rahoveci
E enjte
19:00 Peja - Bashkimi