Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës organizon klinikën për trajnerë të basketbollit.
Për shkak të situatës me pandeminë, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se klinika do të organizohet në formatin online.
Pjesëmarrja është obligative dhe është kusht për tu licencuar për edicionin garues 2021-2022.
Kjo klinikë do të mbahet me datën 19.09.2021 (e diel), prej orës 10:00 deri në ora 15:00.
Edhe këtë vit do të ligjërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë si;
Bil Peterson nga SHBA
Ridvan Ekmekci nga Turqia
Ahmet Çaki nga Turqia
John Jakus nga SHBA
Orari dhe përmbajtja e Klinikës është si vijon:
LIGJËRUESI DATA DHE ORA E LIGJERATËS TEMA
RIDVAN EKMEKCI 10:00-11:00 PËRGATITJA MENTALE E BASKETBOLLISTËVE DHE TRAJNERËVE
BILL PETERSON 11:10-12:10 ZHVILLIMI I AFTËSIVE INDIVIDUALE TË BASKETBOLLISTIT
AHMET ÇAKI 12:20-13:30 SWITCHING OFFENSE
JOHN JAKUS 13:45-14:45 HAPËSIRA NË SULM