Vreshtarët fitojnë ndaj gjilanasve

Vreshtarët fitojnë ndaj gjilanasve

18/09/2021

Rahoveci ka mundur RC Cola Dritën me rezultat 99:73 (30:17, 20:17, 27:18, 22:21), në kuadër të xhiros së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vreshtarët dominuan në këtë ndeshje, duke arritur fitore të merituar, që ishte e para në këtë edicion, kurse gjilanasit kanë dy humbje në dy ndeshje.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë, ku e kontrolluan nga fillimi dhe e fituan çerekun e parë 30:17. Periudha e dytë ishte paksa më e baraspeshuar, sidoqoftë, u menaxhua mirë nga basketbollistët e Rahovecit, që e fituan këtë pjesë 20:17, duke shkuar në pushim me epërsi bindëse 50:34.

Rahoveci nuk u ndal dhe vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku e fitoi periodën e tretë 27:18, kurse ajo e fundit ishte vetëm formale 22:21, për të triumfuar me rezultat 99:73.

Te Rahoveci u dalluan Nick Banyard me 26 pikë e 15 kërcime, Milik Yarbough me 24 pikë e 13 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, kurse te RC Cola Drita u dalluan Bardh Jakupi me 21 pikë e 12 kërcime, Qëndrim Demi me 15 pikë e 9 asistime dhe Marcus Mayers me 23 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners