20/09/2021 FBK

Mbahet Klinika për Trajnerë të Basketbollit

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës të dielën ka organizuar klinikën për trajnerë të basketbollit.

Klinika është organizuar në formatin online, pasi që për shkak të situatës me pandemi dhe masave të qeverisë është i ndaluar grumbullimi i më shumë se 20 personave në hapësira të mbyllura.

Në këtë Klinikë kanë ligjëruar trajnerë të njohur si: Bil Peterson nga SHBA, Ridvan Ekmekci nga Turqia, Ahmet Çaki nga Turqia dhe John Jakus nga SHBA.

Temat e ligjërimit ishin: Përgatitja mentale e basketbollit dhe trajnerëve dhe Ridvan Ekmekci, Zhvillimi i aftësive individuale të basketbollit nga Bill Peterson, Switching offense nga Ahmet Çaki dhe Hapësira në sulm nga John Jakus, si dhe ligjërata Menaxhimi i skuadrës nga Doc Rivers.

Klinikën e kanë përcjellur gjithsej 62 trajnerë/e.

“Klinika është përgatitur dhe zhvilluar me sukses dhe pa probleme. Edhe pse në platformën online, temat dhe ligjëruesit kanë qenë në nivel të lartë. Po ashtu gëzon fakti se është rritur numri i trajnerëve pjesëmarrës dhe interesimi për ta përcjellur klinikën. Trajnimet dhe edukimi  i trajnerëve duhet të vazhdoj në të ardhmen me një dinamikë më të madhe”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: