Dy xhirot e para përfunduan në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, duke dhuruar ndeshje mjaft interesante.
Peja dhe Trepça kanë bilanc dy fitore dhe asnjë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli dhe RC Cola Drita kanë dy humbje.
Më së shumti pikë ka shënuar Sigal Prishtina, 207, kurse më së paku ka shënuar Bashkimi, 111.
RC Cola Drita ka pranuar më së shumti pikë, 223, kurse më së paku ka pranuar Golden Eagle Ylli, 132.
Skuadra me efektshmërinë më të lartë është Sigal Prishtina, 259, ndërkohë skuadra me më shumë kërcime është Rahoveci, 113 nga dy ndeshje apo 56.5 për ndeshje. Vreshtarët gjithashtu janë në vendin e parë sa i përket kërcimeve në sulm, 37, si dhe në mbrojtje 76, nga dy ndeshje.
Sigal Prishtina ka më shumë asistime, 60, nga dy sfidat e para në Superligë. Prishtinasit kanë edhe një rekord, sa i përket pikëve nga banka rezervë, 65.
Peja ka më shumë vjedhje të topit, 25 apo 12.5 për takime. Verdhezinjtë gjithashtu ka më shumë bllokada, 6 apo 3 për ndeshje.