23/09/2021 FBK

Prezantimi i Givova-s si sponsor teknik i FBK-së

Kompania e njohur Givova është sponsore teknike e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Marrëveshja vlen deri në vitin 2024 dhe të gjithë Përfaqësueset e Kosovës do të veshin prodhimet nga Givova, që është e njohur për veshjet sportive në mbarë botën.

Të gjitha Përfaqësueset në veshmbathjet e tyre do të kenë edhe logon e Givova-s. Të dyja palët janë shprehura të kënaqura për bashkëpunimin, duke marrë parasysh që kompania italiane Givova është e njohur në mbarë botën për produktet sportive, ndërsa për Givova-n, do të jetë nder që të bashkëpunojë me FBK-në, duke marrë parasysh që Kosova në arenën ndërkombëtare paraqitet në shumë gara.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shprehur se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, duke marrë parasysh që Givova është një kompani me renome botërore.

Fetahu nënvizoi se çdo sponsor është i mirëseardhur në basketboll, sidomos në kohën e pandemisë, që ka prekur mbarë globin.

I lumtur që lojtarët/et do të vishen nga Givova është shprehur edhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. Ai nënvizoi se pas shumë bisedimeve arritën marrëveshje me kompaninë italiane. Rugova beson se sukseset e përbashkëta nuk do të mungojnë, duke theksuar se fillon një rrugëtim i përbashkët mes Givova-s dhe FBK-së, që do të zgjasë shumë vite.  




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: