Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku sot në zyrat e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) e ka pranuar diplomën e Edukimit Olimpik për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC - Gjenerata e Dytë).
Diplomat u janë dorëzuar dhe nënshkruar nga Besim Hasani, drejtori programi për kurse të avancuara, njëherësh ish-president i Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa i pranishëm në ndarjen e diplomave ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni.
Ky program është organizuar në Prishtinë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar/Solidaritetin Olimpik në periudhën 08.11.2019 - 30.05.2020 dhe i ka pasur gjithsej 6 module.
Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat etj.
Programi ASMC është përpiluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me mbi 150 ekspertë dhe shkencëtarë me renome botërore, si dhe nga menaxherë të shumtë sportiv dhe përfshinë mësimin/studimin e kompetencave kyçe që janë të domosdoshme për udhëheqje të suksesshme me OSO nëpërmjet moduleve në vijim: