30/09/2021 Superkupa e Kosovës (F)

Syla: Nuk udhëtojmë me flamur të bardhë

Superkupa e Femrave do të vë përballë skuadrat më të mira për momentin në basketbollin femëror. Sfidat do të zhvillohen më 4 dhe 5 Tetor në Pejës, ku Penza do të përballet me Vëllaznimin, kurse Prishtina me Bashkimin. Finalja zhvillohet më 5 Tetor.

Trajneri i Vëllaznimit, Pal Syla është shprehur se, edhe pse nuk e kanë skuadrën si edicionin e kaluar nuk udhëtojnë me flamur të bardhë. “Për dallim nga edicioni i kaluar, kemi bërë disa ndryshime. Ne jemi munduar të përgatitemi sa më mirë për Superkupë, që është shumë e rëndësishme. Sigurisht nuk udhëtojmë me flamur të bardhë dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë kundër Penzës. Angazhimi nuk do të mungoj dhe do të mundohemi të japim më të mirën në gjysmëfinale të Superkupës”, është shprehur Syla për faqen zyrtare të FBK-së.

Skuadra kuqezi edicionin e kaluar ishte befasia e këndshme në elitën e femrave, sidomos në stinorin vjeshtor, kurse garat e rregullta i përfundoi me 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa në “Play-off” u mposht nga Bashkimi.

Ndeshja Penza-Vëllaznimi zhvillohet më 4 Tetor nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në ArtMotion dhe Kujtesa.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: