Trepça mbetet e pamposhtur

Trepça mbetet e pamposhtur

30/09/2021

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:66 (19:19, 22:15, 20:21, 22:11), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas 6:3 të vendasve, pejanët me një seri prej 0:9, kalojnë në epërsi 6:12, por më pas zhvillohet një lojë interesante dhe me kthesa, kurse çereku i parë përfundon 19:19. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 34:24, ndërsa në pushim shkuan me epërsi 41:34.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, me pejanët që afroheshin në rezultat dhe epërsinë e lehtë të mitrovicasve, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:55. Në 10 minutat e fundit, basketbollistët nga Mitrovica e ngritën edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 83:66.

Te Trepca u dalluan Gerald Blackshear me 15 pikë e 11 kërcime, Andrew Gordon me 13 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 14 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Arian Qallaku me 14 pikë dhe Henrik Sirko me 11 pikë e shtatë asistime.

Trepça mbetet skuadra e vetme pa humbje në Art Motion Superligë me katër fitore në katër ndeshje, kurse Peja ka tri fitore dhe një humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners