02/10/2021 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Fitore e lehtë për prizrenasit

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj RC Cola Dritës me rezultat 102:71 (23:22, 30:15, 25:16, 24:18), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë, prizrenasit kishin një epërsi të lehtë, megjithatë kjo pjesë përfundoi 23:22. Më pas Prizreni 16 kontrolloi lojën deri në fund. Prizrenasit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar me rezultat 30:15, kurse në pushim shkuan me shifrat 53:37.

Basketbollistët prizrenas nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ndërsa ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, të cilën e fituan 25:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:53. Edhe në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime me prizrenasit që e thelluan epërsinë edhe më shumë për të triumfuar në fund 102:71.

Te Prizreni 16 u dallua Trevor Manuel me 24 pikë e 17 kërcime, kurse te RC Cola Drita u dalluan Marcus Myers me 17 pikë dhe Qëndrim Demi me 15.

Prizreni 16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse RC Cola Drita katër humbje në katër ndeshje.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: