MVP dhe Top i xhiros së katërt në Art Motion Superligë

MVP dhe Top i xhiros së katërt në Art Motion Superligë

04/10/2021

Xhiroja e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll u karakterizua me fitore bindëse. Trepça ia shkaktoi humbjen e parë Pejës 83:66, ndërsa Prizreni 16 mundi bindshëm RC Cola Dritën 102:71, kurse Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e parë, duke mposhtur Sigal Prishtinën 95:69.

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që përfundoi 82:89. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Julien Lewis i Bashkimit. Ai për 33 minuta sa qëndroi në parket kishte 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin e lojës 32. Lewis ndihmoi skuadrën prizrenase të regjistrojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Top 5 e xhiros së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll janë: Trevor Manuel i Prizrenit 16, Eric Davis i Rahovecit, Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, Julien Lewis i Bashkimit dhe Brandon Radolph. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners