Prizreni 16 fiton derbin prizrenas

Prizreni 16 fiton derbin prizrenas

13/10/2021

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71:65 (19:18, 17:10, 17:23, 18:14), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe me rikthime në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 19:18. Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, me epërsi të lehtë nga Prizreni 16, që u shkëput në fund, duke e fituar këtë pjesë 17:10, duke shkuar në pushim me rezultat 36:28.

Prizreni 16 e thelloi edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 49:37, por më pas u rikthye Bashkimi, duke barazuar rezultatin në 51:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:51. Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta nga fundi rezultati ishte 61:61, por nga ky moment Prizreni 16 u shkëput dhe triumfoi me rezultat 71:65.

Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore dhe tri humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners