Prishtina dhe Penza janë kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, që do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00.
Prishtina në gjysmëfinale mundi Partizanin 73:76, ku edhe pse ishte duke fituar me 15 pikë, fundi ishte dramatik.
Ndërkohë, Penza në gjysmëfinale ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70:79. Vashat pejane u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të siguruar finalen, ku do të përballen me skuadrën prishtinase. Këto dy skuadra u takuan edhe në finale të Superkupës së Kosovës, ku kishin fituar vashat nga Peja.