20/10/2021 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Fitore bindëse e Trepçës ndaj Rahovecit

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17), në kuadër të javës së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 26:31, por mysafirët sërish fillojnë shkëputjen për të fituar periudhën e dytë 17:26 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 36:57.

‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në 35 pikë, 51:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:86.  Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Trepça triumfoi me rezultat 75:103.

Te Rahoveci u dallua Altin Morina me 16 pikë e tetë asistime, kurse te Trepça u dalluan Amin Hot me 19 pikë, gjashtë kërcime e dhjetë asistime dhe Taurus Ramon Cockfield me 20 pikë e gjashtë asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Trepça pesë fitore dhe një humbje.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: