21/10/2021 FBK

Pensionimi dhe karriera e bujshme, rrëfehet Shima

Një nga basketbollistët më të dalluar shqiptar është Gerti Shima, i cili ka vendosur të pensionohet. Pas një karriere të bujshme, në Kosovë e Shqipëri, si dhe me kombëtaren kuqezi, shtatlarti shqiptar ka vendosur të largohet nga parketi.

Ai ishte shumë i dashur për tifozët në Kosovë, ndërsa ishte pjesë e AS Prishtinës, Pejës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

“I erdhi fundi një karriere të mrekullueshme, pas 21 vjetësh, e mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi i parë me Tiranën në moshën 14 vjeç, e po ashtu edhe me ndeshjen e parë ndërkombëtare ku takohej kampioni i Kosovës kundër kampionit të Shqipërisë. Në atë kohë luaja me Tiranën dhe ndeshja po zhvillohej në Mitrovicë më 2001 kundër Trepçës. Ka qenë një përvojë e bukur për 21 vite. Tash jam inkuadruar në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe po merrem me sport. Ende nuk po më mungon basketbolli (qesh). Kam dashur të mbyll karrierën në formë, siç e kam bërë tani”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli për përvojën në Kosovë. “Kam qenë për gjashtë vite në AS Prishtinë, Pejë, ku jemi shpallur kampionin me Dardanin (Berishën), Samirin (Saptahoviq), si dhe bashkëlojtarët tjerë dhe pastaj ishte kalimi në Bashkim, ku kam kaluar shumë mirë dhe po ashtu në Prishtinë, pavarësisht se në atë kohë u bë zhurmë, por sporti profesionist i ka këto. Kam krijuar gjëra të mira dhe më bëjnë të lidhur dhe kthehem me nostaligji dhe me shumë miq që më presin në Kosovë”, nënvizoi Shima.

Ai ishte shumë i dashur për tifozët. “Tifozët më kanë përkrahur gjithmonë, sepse në parket kam dhënë maksimumin. Shqiponjat, Plisat dhe Arpagjikët më Përvojën më të mirë në karrierën time, e kam pasur në Kosovë, pavarësisht se kam luajtur shumë edhe në Shqipëri. I jam falënderues të gjitha skuadrave ku kam luajtur dhe gjithë sportdashësve”, përfundoi Gerti Shima, i cili ka fituar shumë trofe në Kosovë dhe Shqipëri. 

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: