Xhiro 3: Istogu-Prishtina e Re, dy skuadrat në kërkim të fitores së tretë

Xhiro 3: Istogu-Prishtina e Re, dy skuadrat në kërkim të fitores së tretë

25/10/2021

Nga dita e hënë (sot) deri të premten do të zhvillohet xhiroja e tretë në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve.

Sot do të përballen New Basket-Marigona Hill Prishtina. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, ndërsa prishtinasit dy humbje në dy ndeshje.

Vushtrria që ka një fitore dhe një humbje, do të ndeshet me Borean, ku skuadra pejane ka dy fitore në dy ndeshje.

Të premten do të zhvillohen tri përballjet tjera, ku kryesorja është ndërmjet Istogut dhe Prishtina e Re, dy skuadra që kanë shënuar nga dy fitore në dy xhirot e para. Ndërkohë, AS Prishtina-Feronikeli, është sfida ku dy skuadrat kanë dy humbje dhe kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Vëllaznimi një nga favoritët kryesor për tu rikthyer në Superligë, do të sfidohet nga Dardanët, ku kjo e fundit ka dy humbje në dy ndeshje, ndërsa kuqezinjtë kanë dy fitore.

Liga e Parë - Java 3

E hënë

16:30 NEW Basket - Marigona Hill Prishtina

E martë

20:15 Vushtrria - Borea

E premte

16:30 AS Prishtina - Feronikeli

17:00 Vëllaznimi - Dardanët

19:00 Istogu - Prishtina e RE

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners