Istogu ka regjistruar fitoren e tretë në Ligën e Parë të Meshkujve, që ishte shumë e veçantë, pasi u bë në palestrën e qytetit, që ishte sfida e parë për Klubin e Basketbollit në palestrën e qytetit. Istogasit kanë mundur Prishtinën e Re me rezultat 70:67, ku shënuan tetë pikë në tre minutat e fundit, ndërsa prishtinasit nuk shënuan asnjë në tre minutat e fundit. Prishtinasit kanë dy fitore dhe një humbje.
Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e tretë në tri ndeshje, duke qenë një nga skuadrat favorite për vendin e parë dhe për tu rikthyer në elitën e basketbollit. Skuadra kuqezi mundi Dardanët 95:58, në një ndeshje ku dominoi nga fillimi, kurse për Dardanët ishte humbja e tretë në tri përballje.
Ndeshja më interesante e xhiros ishte ndërmjet New Basket dhe Marigona Hill Prishtinës, ku koha e rregullt përfundoi 103:103, dhe pas tri vazhdimeve skuadra prishtinase fitoi 141:128, ku Hajriz Hazeri shënoi 40 pikë. Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa prishtinasit tri humbje.
Humbjen e parë e pësoi Borea, që u mund nga Vushtrria 79:61. Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje.
Fitore të thellë ka shënuar AS Prishtina ndaj Feronikelit 107:64, që ishte fitorja e parë për skuadrën prishtinase, ndërsa humbja e tretë për skuadrën drenase.
Liga e Parë – Java 3
AS Prishtina - Feronikeli 107:64
Istogu - Prishtina e Re 70:67
Vushtrria - Borea 79:61
Vëllaznimi - Dardanët 95:58
NEW Basket - Marigona Hill Prishtina 141:128