01/11/2021 SUPERLIGA E FEMRAVE

Sarah Mgbeike, MVP e derbit dhe javës në Superligën e Femrave

Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Femrave u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra prishtinase me rezultat 77:61.

Te vashat kryeqytetase u dallua Sarah Mgbeike me 21 pikë, 26 kërcime, pesë asistime, tre topa të vjedhur dhe katër bllokada, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41. Gjithashtu kontribut të madh ka dhënë edhe kapitenia Arbnore Përquku me 14 pikë, shtatë kërcime, dhjetë asistime dhe dy topa të vjedhur.

Penza shënoi fitore të thellë ndaj Kastriotit 16:131, ku te skuadra pejane u dalluan Rael Whitsitt me 34 pikë, 17 kërcime, katër asistime dhe 13 topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 20 pikë, 12 kërcime, tre asistime dhe 8 topa të vjedhur.

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Trepcës 42:70, ku më e mira në parket ishte basketbollistja kuqezi, Viola Tanushi me 14 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime.

Top 5: Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku të Prishtinës, Rael Whitsitt dhe Jeta Zeka të Penzës dhe Viola Tanushi e Vëllaznimit.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: