Prishtina triumfon në derbin e rivalëve të vjetër

Prishtina triumfon në derbin e rivalëve të vjetër

04/11/2021

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 86:93 (19:24, 22:21, 22:28, 23:20), në kuadër të javës së nëntë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi, ku më e larta në çerekun e parë ishte tetë pikë, 15:23, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:24. Periudha e dytë ishte interesante, ku bardhekaltrit rritën epërsinë në 24:33, por një seri prej 9:0 e vendasve bëri që rezultati të barazohet në 33:33, e më pas zhvillohet lojë interesante, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:45.

Pejanët e filluan furishëm periodën e tretë për të barazuar rezultatin në 47:47, megjithatë, kryeqytetasit sërish shkëputen duke arritur deri në dhjetë pikë epërsi, 63:73, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Prishtinasit e kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke qenë gjithnjë në epërsi për të triumfuar në fund me rezultat 86:93.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë e shtatë asistime dhe Stephen Maxwell me 26 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Wendell Mitchell me 24 pikë, Jan Palokaj me 14 pikë e gjashtë asistime, Lejson Zeqiri me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Biram Faye me 18 pikë e nëntë kërcime.

Peja ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore dhe katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners