05/11/2021 SUPERLIGA E FEMRAVE

Prishtina triumfon ndaj kampioneve

Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Penzës me rezultat 56:70 (9:15, 16:23, 18:18, 13:14), në kuadër të javës së pestë të Superligës së Femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, madje vendaset po fitonin 9:7, por në katër minutat e fundit, mysafiret hyn në një seri prej 0:8, duke fituar çerekun e parë 9:15. Vashat prishtinase vazhduan me lojë të mirë dhe kontrolluan ndeshjen, duke e rritur epërsinë, ku në fund të pjesës së parë ishte 13 pikë, 25:38.

Pjesa e dytë ishte e barabartë. Në periudhën e tretë, kampionet e Kosovës u munduan të afrohen në rezultat, por prishtinaset menaxhuan mirë epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 43:56. Prishtina thelloi epërsinë edhe më shumë në 10 minutat e fundit, ku më e larta ishte 48:65, ndërsa në fund triumfuan me shifrat 56:70.

Te Penza u dalluan Rael Ëhitsitt me 16 pikë e 22 kërcime dhe Jeta Zeka me 13 pikë e shtatë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 28 pikë e 17 kërcime dhe Arbnore Përquku me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.

Kjo ishte humbja e parë për Penzën pas katër fitoreve, kurse Prishtina ka pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë me 100 %.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: