Gjyqtarët e Kosovës dhe Kurshumlija në ndeshjet ndërkombëtare

Gjyqtarët e Kosovës dhe Kurshumlija në ndeshjet ndërkombëtare

07/11/2021

Gjyqtarët e Kosovës vazhdojnë të gjykojnë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

FIBA Instruktori Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija, ka qenë vëzhgues në ndeshjen e FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi mes Elazig Ozel Idare dhe Uni Gyor, si dhe në dy takimet tjera Orman Genclik-DVTK e Mersin-Horizont. Këto ishin takime të vlefshme në grupet e edicionit të rregullt. Ndërkohë, Kurshumlija ka qenë vëzhgues në sfidën Shqipëri-Luksemburg në parakualifikimet e Eurobasketit 2025 në Durrës te Meshkujt.

Gjyqtari Xhelal Mumini ka ndarë drejtësinë në FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi gjatë muajit tetor në ndeshjet Elazig Ozel Idare-Uni Gyor dhe Orman Genclik- Ludovika-FCSM Csata.

Dardan Maxhuni ka ndarë drejtësinë në sfidën Mersin-Horizont, që u zhvillua në Turqi gjatë muajit tetor në fazën e grupeve.

Ndërkohë, Daut Mehmeti ka qenë gjyqtar në ndeshjet Hatayspor Kulubu Dernegi - Enisey Krasnoyarsk, Bellona Kayseri - Universitas PECS dhe Elazig IL Ozelldare - BC Prometey, të gjitha të zhvilluara në kuadër të FIBA Euro Cup Women.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners