07/11/2021 SUPERLIGA E FEMRAVE

Vëllaznimi me fitore të thellë ndaj Kastriotit

Vëllaznimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit me rezultat 106:35 (24:2, 27:8, 26:12, 29:13) në kuadër të javës së pestë në Superligën e Femrave.

Skuadra kuqezi dominoi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan bindshëm 24:2, për të vazhduar më pas dominimin në periudhën e dytë, që e fituan 27:8, për të shkuar në pushim me rezultat 51:10.

Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku e fituan periodën e tretë 26:12 dhe atë të fundit 29:13, për të triumfuar me rezultat 106:35.

Te Vëllaznimi u dalluan Bleona Juniku me 24 pikë e 12 kërcime, Anila Selmani me 25 pikë e gjashtë asistime, Rina Hoda me 23 pikë e nëntë asistime, Viola Tanushi me 16 pikë e pesë kërcime dhe Anesa Korqa me 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Kastrioti u dallua Anita Grainca me 10 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi ka dy fitore dhe tri humbje, ndërsa Kastrioti mbetet pa fitore në elitë, duke regjistruar pesë humbje.

Në derbin e javës mes Penzës dhe Prishtinës triumfuan vashat prishtinase 56:70, ndërsa sfida Bashkimi-Trepça zhvillohet më vonë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: