Sarah Mgbeike, MVP e javës në Superligën e Femrave

Sarah Mgbeike, MVP e javës në Superligën e Femrave

08/11/2021

Në xhiron e pestë të Superligës së Femrave u zhvillua derbi mes Penzës dhe Prishtinës, ku fitore shënuan vashat prishtinase me rezultat 56:70.

Te skuadra prishtinase më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 28 pikë, 17 kërcime, dy asistime dhe katër bllokada, duke pasur indeksin e ndeshjes, 44, apo më të lartin e javës. Mgbeike edhe javën e kaluar ishte shpallur MVP.

Te Prishtina u dallua edhe Arbnore Përquku me 13 pikë, gjashtë kërcime, nëntë asistime dhe katër topa të vjedhur.

Edhe pse Penza humbi, Rael Whitsitt u dallua te skuadra pejane me 16 pikë, 22 kërcime, katër asistime dhe dy topa të vjedhur.

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Kastriotit 105:36, ku u dalluan Bleona Juniku me 24 pikë, 12 kërcime, tri asistime dhe tetë topa të vjedhur, si dhe Anila Selmani 25 pikë, me tri kërcime, gjashtë asistime dhe tetë topa të vjedhur.

Top 5: Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku të Prishtinës, Rael Whitsitt e Penzës, Bleona Juniku dhe Anila Selmani të Vëllaznimit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners