09/11/2021 Qendra Nacionale

Dushku: Nga kjo Qendër shpresojmë të dalin shumë talente të basketbollit

Qendra Nacionale e Basketbollit e themeluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po vazhdon punën pandërprerë me qëllim të zhvillimit të lojtarëve të rinj. Në këtë Qendër janë grumbulluar 16 basketbollistë nga të gjitha vendet e Kosovës, ku stërviten dy herë në ditë.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, është shprehur se ky është një projekt madhor për gjeneratat e reja.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i kushton rëndësi gjeneratave të reja dhe ky është një projekt madhor për zhvillimin e tyre. Kjo është hera e parë që mbahet Qendra Nacionale e Basketbollit në Kosovë dhe për këtë jemi shumë krenar.

Edicionin e ardhshëm do të fillojmë edhe me konkurrencën e femrave, ku synimi i FBK-së është masivizimi i basketbollit, por edhe forcimi i Kombëtareve të Kosovës”, është shprehur Dushku për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo është një mundësi e artë për gjeneratat e reja të zhvillohen më shumë. “Nga kjo Qendër shpresojmë të dalin talente, që do t’i ndihmojnë shumë basketbollit të Kosovës. Në këtë Qendër Nacionale udhëheqës është trajneri i mirënjohur, Arben Krasniqi, derisa do të ndihmohet nga ish-basketbollistët Driton Obërtinca dhe Valentin Spaqi, andaj jemi të bindur se ky projekt madhor i FBK-së do të ketë sukses.

16 basketbollistët e grumbulluar janë nga e tërë Kosova, ku do të shoqërohen së bashku dhe do të stërviten nga dy herë në ditë.

Këtë mundësi nuk e ka pasur asnjë gjeneratë deri më tani në Kosovë dhe është një mundësi e artë për basketbollistët e rinj të zhvillohen dhe të jenë e ardhmja e basketbollit të Kosovës.

Tashmë lojtarët e rinj kanë një adresë se ku do të zhvillohen dhe do të punojnë profesionalisht. Besoj që edhe me ndeshje miqësore, vendore dhe ndërkombëtare, që do t’i zhvillojnë do të fitojnë më shumë përvojë. Ne kemi shumë shpresa në lojtarët e përzgjedhur dhe me punën që do të bëhet deri në fund të edicionit, basketbollistët e rinj do të jenë të kalitur për Kombëtaret e Kosovës, por edhe të jenë kyç në klubet ku luajnë”, ka shtuar tutje Dushku.

Vitin e ardhshëm, projektit do t’i shtohen edhe vashat e reja. “Projekti është 4 vjeçar, andaj besojmë se nga kjo Qendër Nacionale të Basketbollit do të dalin shumë lojtarë/e të dalluar. Ne gjithashtu synojmë që të njëjtin projekt ta implementojmë edhe tek vajzat, dhe po besoj shumë se nga Shtatori 2022 do t’i kemi edhe vajzat pjesë të Qendrës Nacionale të Basketbollit”, përfundoi Elvira Dushku.

Basketbollistët e grumbulluar janë U15 dhe besohet se do të jenë e ardhmja e basketbollit të Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: