Vëllaznimi është skuadra e vetme me pesë fitore në pesë ndeshje në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadra kuqezi ka mundur Borean me rezultat 90:53, duke qenë një nga skuadrat favorite për vendin e parë në Ligën e Parë, ndërsa skuadra pejane ka dy fitore dhe tri humbje.
Istogu ka pësuar humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi. Skuadra istogase është mundur nga AS Prishtina me shifrat 77:85, ndërsa skuadra prishtinase ka dy fitore dhe tri humbje.
Dardanët regjistruan fitoren e dytë (kanë edhe tri humbje), duke mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 80:82, ndërsa prishtinasit kanë një fitore dhe katër humbje.
New Basket është mundur nga Prishtina e Re me rezultat 47:62. Skuadra prizrenase ka dy fitore dhe tri humbje, kurse e kundërta për skuadrën prishtinase, tri fitore dhe dy humbje.
Vushtrria ka vazhduar me formë të mirë, duke mundur Feronikelin me 30 pikë dallim, 83:53, që ishte fitorja e katërt për vushtrriasit, që kanë edhe një humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi ka pesë humbje në pesë ndeshje, duke qenë e vetmja në Ligën e Parë pa fitore.
Java 5 - Liga e Parë e Meshkujve
Vëllaznimi – Borea 90:53
NEW Basket - Prishtina e Re 47:62
Marigona Hill Prishtina – Dardanët 80:82
Istogu - AS Prishtina 77:85
Vushtrria – Feronikeli 83:53