Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

15/11/2021

Në javën e gjashtë të Superligës së Femrave skuadrat favorite kanë shënuar fitore.

Takimi më interesant ishte ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit që përfundoi 76:68.

Basketbollistja më e mira në parket ishte Irma Konjusha me 22 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime, duke u zgjedhur edhe MVP e xhiros së gjashtë.

Irma u ndihmua nga Era Shatri me 17 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.

Penza shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 89:58, ku basketbollistja më e dalluar ishte si zakonisht Rael Whitsitt me 26 pikë, 18 kërcime, 10 asistime dhe tetë topa të vjedhur.

Fitore edhe më bindëse shënoi Prishtina ndaj Kastriotit me rezultat 26:143. Basketbollistet vendase Arbnore Përquku dhe Kosumi u dalluan në këtë përballje. Pëquku kishte 24 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Kosumi shtoi 22 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Top 5 e javës së gjashtë: Irma Konjusha dhe Era Shatri të Bashkimit, Rael Whitsitt e Penzës, Arbnore Përquku dhe Sumeja Kosumi të Prishtinës. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners