Dea nënshkruan me The Duquesne Dukes në SHBA

Dea nënshkruan me The Duquesne Dukes në SHBA

16/11/2021

Basketbollistja e talentuar e Kosovës, Dea Pushkolli ka bërë një hap të madh në karrierën e saj, duke nënshkruar kontratë me The Duquesne Dukes dhe do ta përfaqësojë ekipin e universitetit të Duquesne. Kjo skuadër ndodhet në Pitsburg të Pensilvanisë në NCAA divizionin e parë të basketbollit.

Ky është një hap i madh për basketbollisten e Kosovës, që me punë shpreson të arrijë në nivelet e larta të basketbollit amerikan.

Ajo është shprehur shumë e lumtur për nënshkrimin e kontratës, duke premtuar maksimumin dhe të arrijnë suksese së bashku.

Dea më herët ishte pjesë e Rock HS të Floridës, ndërsa ishte pjesë e grupmoshave të Kosovës dhe shihet si një basketbolliste me të ardhme të ndritur dhe që do t’i ndihmojë Kosovës A.

Pushkolli është vetëm 17 vjeçare, ndërsa së fundi ishte pjesë e Kosovës U20 në FIBA European Challenger në Shkup të Maqedonisë Veriore.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners