Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon kompaninë e veshmbathjeve Givova.
Kompania e njohur italiane vesh Përfaqësueset e Kosovës, duke qenë sponsor teknik i FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës e falënderon për ndihmën e dhënë, duke shpresuar se do të kenë suksese së bashku, siç ishte fitorja ndaj Danimarkës.
Të gjitha Përfaqësueset e Kosovës veshën nga Givova, duke pasur logon e kompanisë së njohur italiane, një marrëveshje që vlen deri në vitin 2024.
Shpresojmë se fitorja ndaj Danimarkës ishte një fillim i mbarë i bashkëpunimit me rrugë të gjatë e të suksesshme.