Të shtunën u zhvillua java e nëntë në Superligën e Femrave.
Derbi u zhvillua mes Bashkimit dhe Prishtinës, që përfundoi me fitoren e vashave prishtinase 70:90. Basketbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës me 39 pikë, 13 kërcime dhe tri asistime. Ajo ishte lojtarja e ndeshjes dhe më e mira e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet MVP në Superligën e Femrave.
Te Prishtina u dallua edhe Aisia Robertson me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa te Bashkimi, lojtarja më e dalluar ishte Christian Ellis me 25 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime.
Në pesëshen e javës ka hyrë edhe Jeta Zeka e Penzës me 19 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Alma Muzliukaj e Trepçës me 11 pikë, 18 kërcime dhe një asistim.
Top 5:
Sarah Mgbeike (Prishtina) 39 pikë, 13 kërcime, 3 asistime
Christian Ellis (Bashkimi) 25 pikë, 14 kërcime, 6 asistime
Aisia Robertson (Prishtina) 15 pikë, 6 kërcime, 7 asistime
Jeta Zeka (Penza) 19 pikë, 8 kërcime, 8 asistime
Alma Muzliukaj (Trepça) 11 pikë, 18 kërcime, 1 asistim