Në Ligën e Parë të Meshkujve do të zhvillohet xhiroja e nëntë.
Vëllaznimi synon të mbyllë fazën e parë pa humbje. Kuqezinjtë kanë tetë fitore në tetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë, kurse do të përballet me Feronikelin, që ka tetë humbje në tetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.
Dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje, Dardanët dhe AS Prishtina takohen të martën në një sfidë interesante.
Përballja New Basket-Istogu do të zhvillohet të enjten dhe do të transmetohet në Kujtesa. Prizrenasit kanë tri fitore dhe pesë humbje, ndërsa istogasit pesë fitore dhe tri humbje.
Të premten Marigona Hill Prishtina do të takohet me Vushtrrinë. Prishtinasit kanë dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa vushtrriasit pesë fitore dhe tri humbje.
Ndeshja e fundit e xhiros së nëntë zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe Boreas. Prishtinasit kanë katër fitore dhe katër humbje, ndërsa pejanët katër fitore dhe tri humbje.
Liga e Parë - Java 9
E martë
17:00 Vëllaznimi - Feronikeli
18:00 Dardanët - AS Prishtina
E enjte
17:00 NEW Basket - Istogu (KUJTESA)
E premte
18:00 Marigona Hill Prishtina - Vushtrria
19:15 Prishtina e RE – Borea