08/12/2021 FBK

Të dielën klinika për minibasketboll

Të dielën (12.12.2021) në ora 11:00 do të mbahet klinika online për trajnerët e gjeneratave të reja, me theks në punën me basketbollistët dhe basketbollistet u12. Ligjërues është eksperti i mirënjohur spanjoll Dr. Sergio Lara Bercial.

Tema e klinikës është:

Trajnimi në minibasketboll-Filozofia, Metodologjia&Pedagogjia e punës

Sergio Lara Bercial është një ndër ekspertët më të njohur botëror në edukimin e trajnerëve të gjeneratave të reja, posaçërisht në fushën e minibasketbollit. Ky ligjërues ka përvojë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe vlerësimin e sistemeve të edukimit të trajnerëve. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime shkencore mbi stërvitjet e performancës së lartë dhe zhvillimin pozitiv dhe të drejtë tek basketbollistët e rinj. Sergio është drejtori i projektit të njohur globalisht iCoachKids.

Përcjellja e klinikës është e obligueshme për trajnerët e gjeneratave të reja.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: