FITORJA E PARË PËR PONTEN, MPOSHT VËLLAZNIMIN

FITORJA E PARË PËR PONTEN, MPOSHT VËLLAZNIMIN

31/10/2020

Ponte Prizreni ka shënuar fitoren e parë në Superligë këtë edicion, duke mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 88:97 (23:31, 17:16, 28:21, 20:29), në kuadër të javës së dytë të Superligës.

Ponte ishte favorit dhe e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:31. Skuadra kuqezi nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në 40:42, megjithatë, mysafirët nga Prizreni shkuan në pushim me rezultat 40:47.

Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e tretë, që e fituan 28:21, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:68. 10 minutat e fundit ishin vendimtar dhe Ponte arriti të fitojë këtë pjesë 20:29 për të triumfuar në fund 88:97. Ponte ka një fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi dy humbje nga dy ndeshje.

Christopher Hortman ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 31 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Josh Martin me 18 pikë e 16 kërcime dhe Arti Hajdari me 27 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners