14/12/2021 FBK

FBK dhe KosADA organizojnë Seminarin e parë për Anti-Doping për komunitetin e basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Agjencinë e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) do të organizojnë Seminarin për Anti-Doping për Klubet e FBK-së, Stafin Administrativ, si dhe për trajnerët e të gjitha Përfaqësueseve të Kosovës.

Seminari do të mbahet online në platformën Zoom më 22 Dhjetor nga ora 16:00.

Njëherësh kjo është hera e parë që FBK në bashkëpunim me KosADA-n organizojnë një seminar të tillë për komunitetin e basketbollit.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës është shumë e rëndësishme fillimi i organizimit të Seminareve për Anti-Doping, duke filluar me klubet, stafin, trajnerët, dhe më pas do të vazhdojmë edhe me basketbollistët/et, për të cilët informatat për dopingun dhe rrezikun që vjen nga përdorimi i dopingut është shumë i rëndësishëm.

Ne kemi hasur në bashkëpunim shumë të mirë me KosADA-n, më saktësisht me Koordinatorin, Bernard Tahirbegollin, i cili na është përgjigjur pozitivisht kërkesës së FBK-së për fillimin e organizimit të seminareve për komunitetin e basketbollit.

FBK është shumë e interesuar të mbrojë sportin e pastër dhe sportistët e pastër, dhe për këtë arsye pas konsultimeve edhe me zyrtarët e FIBA-s kemi rënë dakord për organizimin e seminareve të tilla informuese, të cilat do të shërbejnë në vetëdijesimin e sportistëve tanë.

Pra, qëllimi kryesor për informimin mbi dopingun dhe substancat e ndaluara është mbrojtja e sportistëve të pastër. Duke përdorur substanca dhe metoda të ndaluara, sportistët që e përdorin dopingun, jo vetëm që dëmtojnë shëndetin e tyre, por gjithashtu fitojnë një avantazh konkurrues që nuk është korrekt. Me pak fjalë është një avantazh mashtrues”.

Temat që do të trajtohen në këtë Seminar janë:

  • Kush është WADA dhe çka janë politikat anti-doping?
  • Kush është KosADA dhe për çka është përgjegjëse?
  • Çka është dopingu?
  • Lista e substancave dhe metodave të ndaluara nga WADA për vitin 2022
  • Procedurat e testimit për kontroll të dopingut
  • Menaxhimi i rezultateve të testimit për kontroll të dopingut
  • Rëndësia dhe aplikimi për TUEs
  • Whereabouts
  • Roli dhe përgjegjësitë e Stafit Administrativ të Federatave dhe Klubeve
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi i personave të kontaktit me KosADA



Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: