15/12/2021 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Prizrenasit fitojnë përballjen ndaj prishtinasve

Në një ndeshje shumë interesante, Prizreni 16 ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 102:88 (26:20, 29:17, 14:29, 33:22), në kuadër të javës së 14-të për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në pesë minutat e para të ndeshjes u zhvillua një lojë e barabartë, por më pas prizrenasit shkëputen në 21:13, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 55:37.

Por, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe hynë furishëm në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku ngushtuan shifrat në vetëm tri pikë, 69:66, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Ndeshje shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mysafirët që afroheshin në rezultat dhe shkëputjen e vendasve. Dy minuta nga fundi, prishtinasit afruan rezultatin në 93:88, por në momentet e fundit, prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 102:88.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e tetë asistime, Courtney Fells me 14 pikë, 11 pikë, tetë asistime, Michael Green me 21 pikë dhe Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Nick Tomsick me 20 pikë me pesë asistime.

Prizreni 16 ka nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: