Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) kanë organizuar edicionin e pestë të konferencës “Sporti dhe Media”, që u mbajt në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.
Me praninë e tij, konferencën e madhështoi prania e Jura Ozmec, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë (AIPS), njëherësh kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kroacisë dhe kryeredaktor i televizionit të Komitetit Olimpik të Kroacisë.
Në këtë konferencë ndërkombëtare kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Bahri Rexha, Zyrtar për Media.
Konferenca u zhvillua në formë të panelit, ku krahas sekretarit të përgjithshëm të AIPS-ës, Ozmec, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtori i sportit në Art Motion dhe Klan Kosova, Agon Fehmiu, gazetarja e RTK, Alba Merovci dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.
Panelistët patën rastin të diskutojnë për bashkëpunimin mes sportit dhe mediat, kurse Ozmec tregoi përvoja të ndryshme të shtetit kroat. Pas fjalës së panelistëve, të pranishmit, kryesisht përfaqësues të federatave sportive, gazetarë dhe student, patën mundësinë që përmes pyetjeve, që kryesisht ishin për mysafirin nga Kroacia, të marrin shembuj të ndryshëm, që e bënë konferencën interaktive.