Stinori vjeshtor përfundoi në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku Golden Eagle Ylli falë ndeshjeve direkte ndaj Trepçës, është shpallur kampion vjeshtor.
Sulmin më të mirë në elitën e basketbollit, e ka Peja, që në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje.
Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë në Superligë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 1037 pikë ose 74 pikë për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka pranuar 1527 pikë ose 109 pikë për ndeshje.
Ylli dhe Trepça e përfunduan stinorin vjeshtor me dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Drita ishte skuadra e vetme pa fitore, duke pësuar 14 humbje në 14 ndeshje të zhvilluara.