Stinori vjeshtor në Superligën e Femrave përfundoi me Prishtinën që u shpall kampione vjeshtore.
Skuadra prishtinase regjistroi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, ndërsa Kastrioti ishte i fundit me dhjetë humbje.
Sulmin më të mirë e kishte Penza me 957 pikë të shënuara apo 95.7 për ndeshje, kurse Prishtina ishte e dyta me 948 ose 94.8 për ndeshje. Më së paku pikë shënoi Kastrioti 237 ose 23.7 për ndeshje.
Mbrojtjen më të mirë e kishte Prishtina me 511 pikë të pranuara ose 51.1 për ndeshje, kurse Penza ishte e dyta me 520 ose 52 pikë të pranuara për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e kishte Kastrioti me 1199 pikë të pranuara ose 119 për ndeshje.
Penza dhe Prishtina kanë koshdallim të njëjtë, +437.
Fitoren më të thellë në stinorin vjeshtor e regjistroi Penza ndaj Kastriotit me rezultat 148:11.