Basketbollisti Visar Ejupi është shpallur Sportisti i Vitit 2021 nga Komuna e Rahovecit, kurse Hadis Durguti u shpall Shpresa e Vitit 2021. Të dy janë pjesë e KB Rahoveci.
Visar Ejupi gjatë verës ka marrë pjesë me Kosovën U18 në FIBA European Challenger në Tiranë, ku dardanët fituan medaljen e artë, ndërsa Ejupi ishte shpallur MVP i këtij turneu.
Ejupi ishte edhe pjesë e Kosovës 3x3 në turneun e FIBA Europe Cup.
“Faleminderit për besimin dhe përkrahjen nga klubi. Po ashtu faleminderit të gjithë atyre që më kanë përkrahur deri më sot dhe vazhdojnë të më përkrahin. Shpresoj që sukseset mos të ndalen për mua dhe klubin. Pjesa e dytë e kampionatit do të jetë më e mirë se kjo e para. Vazhdojmë të gjithë së bashku për qytetin!”, është shprehur Ejupi.