Një nga basketbollistet më të trofeshme në Kosovë është Arbnore Përquku. Ajo ka fituar trofe në Prishtinë, Penzë e Bashkim, kurse tani është rikthyer te prishtinaset, ku i ndihmoi të shpallen kampione vjeshtore me dhjetë fitore dhe pa asnjë humbje.
Përveç lojës së mirë, Arbnorja njihet për vizionin dhe asistimet e saj. Në Superligën e Femrave ishte asistuesja më e mirë me 7.4 për ndeshje.
Pas saj ishte basketbollistja tjetër e Prishtinës, Aisia Robertson me 6.8. Era Shatri e cila kaloi nga Prishtina në Bashkim ka 5.7 asistime për ndeshje, ndërsa ish-basketbollistja e Prishtinës, tash e Bashkimit, Irma Konjusha ndodhet në vendin e katërt me 5.3 asistime për ndeshje.
Edhe tek asistimet, nuk kishte si të mungonte Rael Whitsitt e Penzës me 5.2 asistime për ndeshje.
Top 5 asistueset
Arbnore Përquku (Prishtina) 7.4
Aisia Robertson (Prishtina) 6.8
Era Shatri (Bashkimi) 5.7
Irma Konjusha (Bashkimi) 5.3
Rael Whitsitt (Penza) 5.2