Ylli dhe Bashkimi duan finalen e madhe

Ylli dhe Bashkimi duan finalen e madhe

11/02/2022

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Të dy skuadra shpresojnë të fitojnë dhe të kualifikohen në finale.

Therandasit në çerekfinale e kishin lehtë ndaj Dritës, duke e mundur 116:57, kurse Bashkimi mundi rivalin lokal Prizrenin 16 me shifrat 69:94, për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Skuadra therandase shpreson kualifikimin në finale dhe të fitojë trofeun e parë të Kupës në histori të klubit, ndërsa prizrenasit si skuadra më e vjetër në vendin tonë beson se mund të depërtojë në finale, ku më pas do të luftojë për trofeun e çmuar.

Në elitë, Ylli është lider me 15 fitore dhe katër humbje, ndërsa Bashkimi është në vendin e gjashtë me tetë fitore e 11 humbje.

Në këtë edicion janë përballur tri herë, ku një herë fitoi Bashkimi me rezultat 55:60 dhe dy herë fitoi Ylli me shifrat 71:76 dhe 78:61.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners