Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 15-të në Superligën e Femrave.
Derbi u zhvillua mes Penzës dhe Prishtinës, ku fitoi skuadra prishtinase 82:87. Në këtë përballje shkëlqeu Arbnore Përquku me 23 pikë, nëntë kërcime dhe dhjetë asistime, duke qenë basketbollistja më meritore që kryeqytetaset regjistruan fitoren e 15-të, duke mos pësuar asnjë humbje. Ajo u ndihmua nga Agnesa Rrahmani, e cila kontribuoi me 26 pikë e shtatë kërcime.
Bashkimi shënoi fitore të pritur ndaj Trepçës me shifrat 71:47, ku u dallua D’asia Chambers me 18 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.
Fitore të pritur regjistroi edhe Vëllaznimi ndaj Kastriotit 117:53, ku skuadra ferizajase nuk di për fitore në këtë edicion në elitën e femrave.
Te skuadra kuqezi u dalluan dyshja Rina Hoda-Kendra Williams. Kapitenia Hoda kishte 25 pikë, tetë kërcime, 20 asistime dhe 12 topa të vjedhur, ndërkohë, Williams shtoi 38 pikë, gjashtë kërcime, tre asistime dhe 12 topa të vjedhur.
Top 5
Arbnore Përquku (Prishtina) 23 pikë, 9 kërcime, 10 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 26 pikë, 7 kërcime
D'asia Chambers (Bashkimi) 18 pikë, 8 kërcime, 4 asistime
Rina Hoda (Vëllaznimi) 25 pikë, 8 kërcime, 20 asistime, 12 topa të vjedhur
Kendra Williams (Vëllaznimi) 38 pikë, 6 kërcime, 3 asistime