E tashmja dhe e ardhmja ...

E tashmja dhe e ardhmja ...

25/02/2022

Të enjten pas stërvitjes së Kosovës A është zhvilluar një aktivitet me fëmijët, që luajnë basketboll në Kosovë.

12 fëmijë kanë pasur mundësi t’i takojnë basketbollistët e Kosovës A, duke shpresuar se, një ditë do të luajnë për ekipin kombëtar të Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka mbajtur një fjalim para fëmijëve, duke i motivuar që të punojnë dhe të mos ndalen, në mënyrë që të realizojnë ëndrrat e tyre, të jenë pjesë e Kosovës A.

Aktiviteti është organizuar nga Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK, Artina Hasani.

Fëmijët më pas kanë luajtur me lojtarët e Kosovës, kurse basketbollistët iu kanë dhuruar nga një fanellë dhe një fotografi me mbishkrim për fëmijët si kujtim.

Fëmijët ishin shumë të lumtur që kanë pasur mundësi t’i takojnë basketbollistët e Kosovës, me shpresë se do të realizojnë ëndrrën që të luajnë për Kosovën A.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners