26/02/2022 FBK

Kryetari Fetahu hap Seminarin për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së

Në Prishtinë po mbahet Seminari për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së. Ky Seminar organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Seminari do të mbahet sot deri në ora 17:00, si dhe të dielën (nesër) nga ora 09:00-13:00.

Hapjen e Seminarit e ka bërë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu. “Jemi shumë të lumtur që po organizojmë këtë Seminar, që është shumë i rëndësishëm për klubet tona, sidomos për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre. FBK është e vendosur që të mbështesë klubet tona, duke i ndihmuar ato, ndërsa një Seminar tjetër do të organizohet në muajin Prill. Këto Seminare shërbejnë si ndihmesë për klubet në organizimet që do t’i kenë, e që janë shumë të rëndësishme për ne. FBK ka organizuar me sukses gara vendore dhe ndërkombëtare, andaj është e rëndësishme që klubet të jenë të përgatitura për organizime të tilla. Ne kemi bërë përvojë dhe këtë duam ta bartim te klubet tona”, është shprehur Fetahu para të pranishmëve.

Ligjërues në Seminarin janë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.

Temat për të cilat ata/o ligjërojnë janë:

Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë.

Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes.

Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

Kjo do të jetë hera e parë që FIBA e organizon një Seminar për Klube në bashkëpunim me një Federatë Nacionale, e në këtë rast me atë të Kosovës.

Krahas ligjëruesve në Seminar dhe në një vizitë pesë ditore në Kosovë do të qëndrojnë edhe Radmila Turner, Përgjegjëse për Federatat Nacionale në FIBA Europe dhe Florian Pasquet, Përgjegjës për Federatat Nacionale në FIBA Bota, të cilët do të jenë në rolin e monitoruesve në Seminarin për Klube dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime me krerët e FBK-së, dhe me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së për të diskutuar për punën që është bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.

Zyrtarët e FIBA-s do të jenë të pranishëm edhe në ndeshjen Kosovë – Norvegji që do të zhvillohet më 27 shkurt në ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: