Fitore e pritur e Prizrenit 16

Fitore e pritur e Prizrenit 16

01/04/2022

Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 78:102 (19:24, 18:29, 20:27, 21:22), në ndeshjen e parë të xhiros së 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën më mirë me një epërsi prej shtatë pikësh, 4:11, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 19:24. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë për të thelluar edhe më shumë në periudhën e dytë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 37:53.

Basketbollistët e Prizrenit nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta  ishte 23 pikë, 57:80, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Dhjetë minutat e fundit ishin formalitet dhe Prizreni 16 fitoi 78:102.

Drita ka 25 humbje në 25 në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Prizreni 16 ka 15 fitore dhe dhjetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners