PONTE PRIZRENI TRIUMFON NDAJ TREPÇËS

PONTE PRIZRENI TRIUMFON NDAJ TREPÇËS

03/12/2020

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 56:69 (13:14, 10:15, 16:22, 17:18), në kuadër të xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë i kësaj sfide ishte i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 13:14 për mysafirët. Skuadra prizrenase ishte më e mirë në periudhën e dytë, që e fitoi 10:15, duke shkuar në pushim 23:29.

Mysafirët ishin më të mirë edhe në periodën e tretë 16:22, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 39:51. 10 minutat e fundit ishin të barabartë 17:18 dhe Ponte Prizreni triumfoi në fund 56:69.

Te Trepça më të dalluarit ishin Besnik Azemi me 14 pikë e tetë kërcime dhe Mojeed Ewuosho me 12 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Xavier Cannefax me 24 pikë e pesë kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe pesë humbje, kurse Ponte Prizreni katër fitore dhe tri humbje

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners