Prishtina fitoi përballjen ndaj Prizrenit 16

Prishtina fitoi përballjen ndaj Prizrenit 16

24/04/2022

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizreni 16 me rezultat 99:102 (33:28, 25:30, 24:16, 17:28), në xhiron e 28-të apo të fundit për garat e rregullta në elitën e basketbollit. Këto dy skuadra do të përballen edhe në çerekfinale të “Play-off”-it, ndërsa në garat e rregullta kishin nga 15 fitore e 13 humbje. Në “Play-off” prizrenasit janë vendas.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, ku në çerekun e parë kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 29:19, ndërsa këtë pjesë e fituan me shifrat 33:28. Periudha e dytë u karakterizua si shumë e barabartë, dhe gjatë gjithë kësaj pjese, herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, duke e bërë sfidën shumë interesante dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 58:58.

Pesë minutat e periodës së tretë ishin të barabartë, por më pas prizrenasit kishin epërsi konstante, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:74. Por, në dhjetë minutat e fundit prishtinasit shkrinë epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre, ku epërsinë më të lartë e kishin 14 pikë, 84:98, dhe përkundër që vendasit u rikthyen, nuk arritën rikthimin dhe Prishtina triumfoi 99:102.

Te Prizreni 16 u dalluan Robert McCoy me 30 pikë e dhjetë kërcime dhe Arti Hajdari me 28 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Jetmir Zeqiri me 27 pikë e 14 kërcime, Devin Thomas me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Jan Palokaj me 21 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners