03/05/2022 FBK

Malvina dhe Ylli ftohen në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme

Malvina Haziri dhe Yll Kastrati janë pjesë e JR NBA Kampit të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kampi përzgjedhës i Jr. NBA Europe & Lindja e Mesme do të mbahet në Romë të Italisë në akademinë e njohur të basketbollit Stella Azzurra.

Në këtë kamp do të marrin pjesë 30 vajza dhe 30 djem të shteteve të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kjo është hera e parë që dy fëmijë nga Kosova ftohen.

Po ashtu në kamp do të marrë pjesë edhe Arben Krasniqi në cilësinë e trajnerit.

Drejtor i kampit është trajneri i mirënjohur i NBA, Ryan Sanders, derisa si ambasadorë të NBA do të jenë Zaza Pachulia, Vladimir Radmanovic, Rony Turiaf dhe Cecilia Zandalasini.

Kampi do të fillojë më 4 dhe do të përfundojë më 8 Maj.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: